Projects

Dashuria e vertete . . .


Project Description

Një burrë u martua me dashurinë e jetës së tij. Të gjithë ishin dëshmitar të dashurisë së tyre të vërtetë.

Koha kaloi dhe një ditë burri i paraqiti një propozim gruas: ‘Kam lexuar në një artikull se si mund ta forcojmë martesën tonë.’
Secili prej nesh do të shkruaj një listë me gjërat që na mërzisin tek tjetri. Pastaj ne do të mundohemi që ti rregullojmë ato gjëra për ta bërë jetën së bashku më të lumtur.
Gruaja pranoi dhe të dy filluan të shkruajnë listën e gjërave që i mërziste tek tjetri.

Mëngjesin tjetër, në tavolinën e ngrënies ata vendosën të diskutojnë rreth listave.
‘Do të filloj unë’, tha burri. Në listën e tij kishte shumë gjëra, dhe ndërkohë që ai po lexonte, disa pika loti filluan të shfaqen në fytyrën e gruas.
‘Ku është problemi?’ –pyeti ai.
‘Asgjë’- iu përgjigj ajo, ‘vazhdo të lexosh, të lutem.’
Pasi përfundoi, burri vendosi listën në tavolinë dhe u ul që të dëgjonte se çfarë kishte për të thënë gruaja.
‘Tani lexo ti listën tënde’- tha ai i lumtur.
Me qetësi gruaja i dorëzoi fletën e saj, atij.
Për habinë e tij fleta ishte boshë.
Ajo tha ‘Më fal. Unë nuk kam gjë në listën time. Ti je perfekt kështu siç je dhe nuk do të doja të ndryshoja asgjë tek ti.’
Burri u prek nga thellësia e dashurisë së saj dhe disa pika loti u shfaqën në sytë e tij.

Asnjë NJERI nuk është PERFEKT, prandaj është e rëndësishme të ZGJEDHIM, të SHIKOJMË dhe të FOKUSOHEMI në anët e MIRA të partnerit tonë.